Mariah Carey akuzohet nga vëllai i saj!

  • A.P /
  • 01 June 2021 - 17:42
Mariah Carey akuzohet nga vëllai i saj!

Këngëtarja e famshme amerikane, Mariah Carey, ka thënë se ajo nuk ka shpifur për vëllain e saj kur e portretizoi atë si “të dhunshëm” në librin e vet, pasi që është në interesin e publikut që ajo të frymëzojë njerëzit për të kapërcyer fatkeqësitë.

Vëllai i artistes, Morgan Carey, 61 vjeç, paditi motrën e tij, duke pretenduar se ajo ka shpifur për atë në librin e saj “The Meaning of Mariah Carey”, duke e portretizuar atë në mënyrë të gabuar.

Por ylli i hitit “Always be my baby” argumenton në dokumentet e Gjykatës Supreme të Manhattan se padia e Morgan duhet të hidhet poshtë për një mori arsyesh, duke përfshirë faktin që mesazhi i librit për triumfin e saj personal ndaj fatkeqësive është çështje e interesit publik.

Pretendimi i saj do të thotë se një standard më i lartë ligjor do të kërkohej nga Morgan për të provuar shpifjen dhe kjo padi nuk i plotëson këto kritere.

Dokumentacioni i shkruar i Mariah-s, thotë se historia e saj është me interes publik për shkak të nivelit të saj të famës dhe pasi ajo donte të inkurajonte të rinjtë që gjithashtu përballen me situata të vështira familjare.

Mariah Carey dhe Morgan Carey.

“Historia e ngritjes së Carey nga një mjedis familjar jofunksional dhe nganjëherë i dhunshëm ka një vlerë të konsiderueshme publike, veçanërisht për çdo person të ri që mund ta gjejë veten të mbërthyer në rrethana të ngjashme të ashpra dhe shpërdoruese dhe që mund të përfitojnë nga frymëzimi për të përdorur talentet e tyre në ndjekje të ëndrrave të tyre “, argumentojnë letrat e gjykatës të paraqitura nga avokatët e këngëtares.

Image

Padia e Morgan kishte theksuar një pjesë të pasazheve që i referoheshin dhe këmbëngulnin se ato nuk përfshinin asgjë tjetër përveç “thjesht thashetheme me qëllim të marrjes së vëmendjes”.

I vëllai pretendoi se referimet në librin e të së motrës, e bënin atë të dukej sikur ishte shumë i dhunshëm ndaj babait të tyre, kur në të vërtetë, babai i tyre, i cili vdiq në vitin 2002, ishte abuziv.

Morgan, po ashtu pretendoi se libri e dëmtoi reputacionin e tij si personalisht ashtu edhe në karrierën e tij, duke bërë që ai të humbasë një projekt filmi për të cilin kishte qenë në negociata me një kompani të suksesshme kinematografike.

Por, kundër librit “The Meaning of Mariah Carey” është edhe motra e saj, Alison Carey, e cila është e përfshirë në libër.

 


(Kosova Sot Online)