A beson në 'ZOT'- rrëfehet Hailey Bieber

  • A.P /
  • 03 June 2021 - 15:39
A beson në 'ZOT'- rrëfehet Hailey Bieber

Modelja e njohur, Hailey Bieber, ka zbuluar se shpesh lexon komente të tipit gjykues në mediat sociale në tema të ndryshme përfshirë edhe religjionin.

Madje, në një intervistë për aktoren dhe moderatoren, Yvonne Orji të publikuar në YouTube, ajo ka thënë se jo rrallë herë këto komente vijnë nga fansat që ndajnë të njëjtën fe më të, atë të krishterë.

Hailey, ka theksuar se shpesh është ndier keqe nga paragjykimet e njerëzve të tjerë.

“Unë kam takuar njerëz të krishterë që janë thjesht super gjykues dhe më kanë bërë të ndihem sikur jam një person i keq, sepse nuk e jetoj jetën time ashtu si ata mendojnë se duhet ta jetoj jetën time,” i tha ajo Yvonne.

Modelja 24 vjeçare ka pohuar që ka raste kur bie në mëdyshje para se të postoj ndonjë imazh në rrjetet sociale.

“Dhe unë u ndjeva i çuditshëm kur postoja fotografi të caktuara nga vetja ime ose duke u ndjerë si‘ Njerëzit në kishë do ta shohin këtë. A po bëj diçka gabim? A po jap një shembull të keq? ‘”, tha ajo.

Por, në fund, ajo i mbyll këto nocione, duke ardhur në përfundim se – ” Realiteti është – jo”

Image

Bieber ka cekur pikërisht religjionin si faktorin më të madh të lidhjes së shëndoshë me partnerin e saj, yllin e muzikës pop, Justin Bieber.

“Ata më pyesin gjithë kohën,‘ Cila do të thoni se është gjëja më e madhe në marrëdhënien tuaj? Ju jeni vërtet të lumtur’. Dhe unë jam si, ‘besimi ynë. ‘ Është ajo në të cilën ne besojmë. Nëse nuk do ta kishim atë, nuk do të ishim as këtu. As nuk do të ishim së bashku”.

(Kosova Sot Online)