'1 mijë vjet' vjen nga Luana Vjollca

  • A.P /
  • 18 June 2021 - 18:33
'1 mijë vjet' vjen nga Luana Vjollca

Pas një pauze disamujore, këngëtarja Luana Vjollca është rikthyer me një këngë të re.

“1 mijë vjet”, titullohet kënga e re e Luanës, e shoqëruar edhe me videoklip, ku shfaqet atraktive e veshur në të bardha.

Për tekstin dhe melodinë u kujdes Yll Limani, mix/masterin e bëri Lorenc Aliaj, kurse videoklipi është punuar nga Imagine Films.

Producent i kësaj kënde ishte Rzon dhe Pllumb.

Më poshtë mund ta dëgoni këngën e re të Luana Vjollcës me titull “1 mijë vjet”, e cila vjen pak kohë pasi nënshkroi kontratë me Sony Music. 

(Kosova Sot Online)