Robert Berisha flet për herë të parë për djalin e vogël të Tunës dhe Patrisit

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 09:28
Robert Berisha flet për herë të parë për djalin e vogël të Tunës dhe Patrisit

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtari Robert Berisha ka folur gjatë për karrierën e tij, jetën personale dhe nuk la pa përmendur nipin e vogël, Zenin, djalin e Patris Berishës dhe Tuna Sejdi.

Sa i përket jetës së tij private, Roberti tha se vazhdon të jetë beqar.

“Të marrin, të kapin për qafe (vajzat), në gjeneratën tonë nuk ka ndodhur kështu. Duke marrë parasysh se janë shumë goca të reja. Mundem me qenë edhe babai i tyre…(qesh). Jam single, jam magnet i thashethemeve. Nuk kam kohë jam duke u marrë me punë dhe gocën tërë ditën, pastaj xhirimet e emisionit, tani filluan edhe koncertet dhe nuk dua me marrë qafë askënd se jam i parehatshëm”, tha fillimisht ai.

Goca keni kujdes, mos u afroni shumë afër, ndonjë foto, më shumë ….(qesh) ndoshta do të qetësohem kur të rritem, sepse tani në lule të rinisë….Më vonë ndoshta. Për momentin po e shijoj”, tha ai.

Roberti foli për herë të parë edhe për nipin, djalin e Tunës dhe Patrisit.

“Nuk jemi takuar, Patrisi ishte me pushime në Turqi. Më kishte dërguar një foto, më tha sa të ngjan. Është shumë i mirë”, tha ai.


(Kosova Sot Online)