Dua Lipa e shokuar nga deklaratat e fundit të reperit DaBaby

  • E.K /
  • 28 korrik 2021 - 13:40
Dua Lipa e shokuar nga deklaratat e fundit të reperit DaBaby

Dua Lipa thotë se është “befasuar dhe e tmerruar” nga komentet e reperit DaBaby në lidhje me njerëzit e infektuar me HIV dhe burrat homoseksualë.

Këngëtarja shkroi në InstaStory të mbartën në mbrëmje se “nuk po e njeh personin me të cilin punoi” dhe qëndroi 100 për qind në anën e komunitetit LGBTI, shkruan BBC.

“Jam e befasuar dhe e tronditur nga komentet e DaBaby. Unë vërtet nuk po e njoh këtë person me të cilin kam bashkëpunuar. Unë e di që fansat e mi e dinë se ku qëndron zemra ime dhe që unë mbështes 100 për qind komunitetin LGBTI. Ne duhet të mblidhemi së bashku dhe të luftojmë stigmën rreth HIV/AIDS”, shkroi Dua Lipa në Instastory.

Reperi DaBaby, i cili numëron një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Duan në hitin “Levitating”, është kritikuar ashpër për komentet që bëri në një festival amerikan.

Duke performuar në festivalin “Rolling Loud” në Miami, ai ftoi çdo anëtar të audiencës të “ndiznin dritat e celularëve”, përveç atyre që ishi

Ai gjithashtu bëri pretendimin e rremë rreth HIV, duke u shprehur: “HIV do t’iu bëjë që të vdisni për dy ose tri javë”.

Ilaçet që ndihmojnë të prekurit me HIV për të jetuar jetë më të gjatë dhe të shëndetshme kanë qenë në dispozicion për dekada.

Komentet e reperit DaBaby u mbështetën nga reperi TI, i cili tha nëse Lil Nas X (i cili rregullisht e ekspozon seksualitetin e tij në skenë) – ishte në gjendje të thoshte dhe të bënte siç i pëlqente, atëherë DaBaby do të ishte në gjendje të bënte të njëjtën gjë.

Por DaBaby u përball me kritika nga shumë të ashpra nga miliona fansa në rrjetet sociale, përfshirë organizatën bamirëse kryesore që merret me trajtimin e HIV dhe AIDS në Mbretërinë e Bashkuar.

Përhapja e dezinformatave

“Është e gabuar që njerëzit që jetojnë me HIV të bëhen ose të ndjehen më pak ose të përjashtuar për shkak të diagnozës së tyre – duhet të jetë e papranueshme në industrinë e muzikës dhe në shoqërinë në përgjithësi”, thotë Richard Angell, drejtori i fushatave sensibilizuese në Terrence Higgins Trust (THT) .

“Komente si ai i DaBabyt përjetësojnë stigmën dhe diskriminimin e lidhur me HIV-in, si dhe përhapjen e dezinformatave në lidhje me atë virus. Tani mund të bëni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme me HIV në sajë të përparimit mjekësor kur diagnostikoheni dhe po përdorni trajtimin”, shton ai.

Ilaçet për të menaxhuar virusin HIV dhe për të ndaluar përhapjen e tij janë në dispozicion që nga viti 1996.

Futja e profilaksisë para-ekspozimit (Prep), e cila mund të merret nga njerëzit që nuk kanë HIV për të parandaluar përhapjen e tij, ka ndihmuar në uljen e numrit të infeksionit.

Njerëzit që kanë HIV dhe janë në trajtim mund të jenë të pazbulueshëm – që do të thotë se gjaku i tyre mbart sasi kaq të ulëta të virusit saqë nuk janë në gjendje ta transmetojnë atë te të tjerët.

(Kosova Sot Online)