Spears me peticion për heqjen e kujdestarisë së babait

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 15:30
Spears me peticion për heqjen e kujdestarisë së babait

Avokati i Britney Spears ka kërkuar nga gjykata dhe ka nisur peticion për heqjen e kujdestarisë së babait

Avokati i ri i Britney Spears, Matthew Rosengart, i ka kërkuar një gjykate në Los Angeles që të caktojë një kujdestar të ri mbi pronën e këngëtares dhe në të njëjtën kohë të parandalojë babanë e saj, Jamie Spears, të disponojë me pronat e yllit amerikan.

Në një proces gjyqësor, avokati kërkoi që llogaritari Jason Rubin të caktohet si personi që do të kujdeset për pasurinë e Britneyt në vend të babait të saj, raporton New York Times.


Gjithashtu, sipas gazetës, Rosengart ka depozituar një peticion publik duke kërkuar që babait të këngëtares së famshme t’i pengohet hyrja në pronë pas 13 vjetësh – që në fakt është hapi i parë që avokati premtoi të merrte pas marrjes së detyrës.


Tani për tani, detajet e vet peticionit, si dhe kërkesa e avokatit të ri, nuk janë të njohura për publikun e gjerë.

Në 10 vjetorin e vdekjes së Amy Winehouse, fansat paralajmërojnë që të shpëtohet Britney Spears
“Nëse Jamie e do vajzën e tij, atëherë do ta kuptojë se është koha të tërhiqet në mënyrë që ajo të mund të ketë një jetë të shëndetshme dhe produktive”, ka theksuar Rosengart në një deklaratë për mediat disa ditë më parë.

Edhe pse Britney Spears ka zhvilluar një betejë ligjore kundër babait të saj për shumë vite, për herë të parë në 13 vjet, ylli amerikan është lejuar ta zgjedhë avokatin për ta përfaqësuar atë në këtë çështje.

(Kosova Sot Online)