Ky është ndryshimi që këngëtarja kosovare e bëri pas fejesës

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 13:07
Ky është ndryshimi që këngëtarja kosovare e bëri pas fejesës

Valza Zhegrova ishte një nga emrat e rinj që në muzikë, mori vëmendjen shpejt e në moshë shumë të re.

Por, krejt befasishëm, ajo vendosi të largohet nga muzika vitin e kaluar.

Ajo u tërhoq tërësisht nga syri i publikut teksa u bë e ditur edhe lidhja e saj e dashurisë me avokatin nga Prishtina Nazmi Vërtopi, me të cilin ka një diferencë disa vjeçare të moshës.

E duket se Valza ka pritur që të mos jetë  ligjërisht e mitur për të hedhur hapin e ri – atë të fejesës.

Saktësisht në ditën kur ka festuar ditëlindjen e 18-të ajo  është fejuar me Nazmiun. Lajmin, Valza e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja që numëron 260 mijë ndjekës në llogarinë e saj Instagram ka marrë një vendim sa i përket prezencës së saj online.

Ajo ka fshirë të gjitha postimet paraprake duke lënë vetëm dy momentalisht. Njëra fotografi është ajo vetëm, teksa tjetra është në krahët e të fejuarit. 

(Kosova Sot Online)