Çka kanë të përbashkët Ilda Bejleri dhe Cristiano Ronaldo?

  • E.K /
  • 31 August 2021 - 10:58
Çka kanë të përbashkët Ilda Bejleri dhe Cristiano Ronaldo?

Ilda Bejleri njihet si adhuruese e sportit e sidomos futbollit.

Ditën e sotme ajo ka ndarë një fotografi të realizuar nga fansat, të cilët kanë bërë bashkë foton e saj dhe të futbollistit Cristiano Ronaldo.

Në këtë imazh vihen re këmbët dhe qëndrimi njësoj i të dyve, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë në dukje dhe nga vetë Ilda.

“Kush e bëri më mirë?”, shkruan Ilda shoqëruar me ca të qeshura.

Kjo nuk është hera e parë që ndjekësit e kanë krahasuar qëndrimin e saj me atë të futbollistit por prezantuesja e ka marrë gjithmonë me sportivitet.

Kujtojmë se ditët e fundit Ilda u përfol si njëra nga kandidatet që ka hedhur kanditaturën për kryetare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)