Adele zbulon detaje rreth albumit

  • A.P /
  • 22 October 2021 - 21:05
Adele zbulon detaje rreth albumit

Këngëtarja Adele, ka folur së fundmi për albumin e saj të ardhshëm.

Në një intervistë për emisionin ‘Capital Breakfast’, Adele zbuloi se është këshilluar për disa nga këngët e përfshira në album me reperin Drake.

“Unë i kam treguar Drake disa nga këngët vitin e kaluar kur ai ishte në qytet vetëm për të marrë mendimin e tij nëse kjo është ajo që njerëzit duan apo nuk duan. Dhe ai më tha se absolutisht që kjo është”, tregoi këngëtarja.Drake shprehu publikisht mbështetjen e tij duke e uruar artisten pasi ajo publikoi të enjten këngën e parë të albumit “30” , “Easy on Me”.

Image

(Kosova Sot Online)