Mihrija refuzon dy herë ftesën e “Big Brother VIP”

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 11:14
Mihrija refuzon dy herë ftesën e “Big Brother VIP”

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa në natën e gjashtë të spektaklit u largua Arditi, por që kishte një biletë kthyese për në shtëpi.

Teksa në shtëpi pritet të hyjnë banorët e rinj, këngëtarja e njohur kosovare, Mihrije Braha ka refuzuar dy herë ftesën për t’iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndër emrat tjerë të përfolur në media rozë që mund t’i bashkohet shtëpisë janë: Beatrix Ramosaj, Ema Andrei e Kastro Zizo.

(Kosova Sot Online)