Dënohet me burg menaxheri i Taynas

  • G.G /
  • 03 November 2021 - 12:01
Dënohet me burg menaxheri i Taynas

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur fajtor të pandehurin Rinor Hykolli, duke i shqiptuar një vit burgim efektiv.

Ai akuzohet nga prokuroria se me dashje për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershëm i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.

Gjyqtari i vetëm gjykues, gjyqtari Behar Ymeri ka njoftuar se dënimi ndaj tij do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi do të marrë formën e prerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Koha e qëndrimit në paraburgim ndaj tij do të llogaritet në dënimin e shqiptuar si dhe ndërpritet paraburgimi ndaj tij, ka njoftuar gjyqtari Ymeri.

Sipas aktakuzësmë datë 22.korrik 2021, në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan, saktësisht në zhveshtoren e diskotekës Stop, i pandehuri Rinor Hykolli, me dashje dhe me përdorimin e atë qasshëm të dhu.nës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershëm, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.

Sipas aktakuzës i dyshshuari fillimisht e go.det në pjesën e prapme të kokës me dorëzën e rev.olës mjet ky i rrezikshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore , e më pas me grushta e god.et në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta dhe pla.gë ndrydhëse qarëse në regjionin parieto oksipitale të kokës, e ënjtur me mavijosje në regjionin e pasëm të kokës ana e majtë, gërvishtje në fytyrë, ndrydhje e indeve të buta të regjionit të hundës dhe thyerje e kockës së hundës pa dislokim, lëndime të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë mbretës (jo i mprehtë), kështu që i pandehuri me veprimet e tij i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami

Me çka ka kryer veprën penale “Lëndim i rën.dë trupor”, nga neni 186, paragrafi 3 nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-së, e dënueshme me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

(Kosova Sot Online)