Lady Gaga pozon nudo

  • A.P /
  • 03 November 2021 - 14:51
Lady Gaga pozon nudo

Lady Gaga ka pozuar për kopertinën e British Vogue. Këngëtarja dhe aktorja 35-vjeçare pozoi nudo për revistën ku dhe foli për filmin e saj të ri, House of Gucci. Lady Gaga luan Patrizia Reggiani, ish gruan e Maurizio Gucci, themelues i shtëpisë italiane të modës Gucci. Artistja tha se hyri aq thellë në rol sa përjetoi disa vështirësi psikologjike në fund të xhirimeve.

“Kam pasur disa vështirësi psikologjike gjatë përfundimit të filmit. Unë jetoja dhe flisja si Reggiani në dhomën time të hotelit. Unë jetoja dhe flisja si ajo në xhirime. Mbaj mend që një ditë shkova për shëtitje në Itali me një kapele. Kisha rreth dy muaj që nuk ecja fare dhe më zinte paniku. Mendova se isha në xhirimet e filmit”, tha ajo.

Teksa përshkroi rolin e saj, artistja tha: “Kam tre vjet që kam filluar të punoj për rolin. Unë do të jem e sinqertë dhe transparente. Kam jetuar si Reggiani për një vit e gjysmë. Kam folur me theks për nëntë muaj. Nuk e kam ndalur kurrë këtë gjë edhe kur kamerat janë fikur”, tha më tej Lady Gaga.

Image

(Kosova Sot Online)