Eva Murati zbulon ‘VIP’-at e huaj që e kanë ngacmuar

  • E.K /
  • 14 November 2021 - 19:50
Eva Murati zbulon ‘VIP’-at e huaj që e kanë ngacmuar

Moderatorja Eva Murati, ka qenë këtë të shtunë e ftuar në ‘Jonida’s Room’.

Në rubrikën e pyetjeve “Boom”, ajo është ngacmuar me disa pyetje të sikletshme por që i është përgjigjur me shumë sinqeritet.

E pyetur nëse e kanë ngacmuar në “Instagram” personazhe të huaj, ajo është shprehur që po dhe ata kanë qenë kryesisht futbollista.

“Nuk e kisha menduar kurrë që unë nga Shqipëria e vogël të kisha komunikim të drejtpërdrejtë me ta, a thua se i kam pasur shokë klase. Unë nuk jam ‘kiss and tell’ dhe nuk do të tregoj emra, por mund të them që kanë qenë nga bota e sportit dhe këngëtarë. Madje një miku im regjisor më tha, po ti flet edhe me ndonjë aktor se na duhen”, ka thënë Eva.

Ndërsa e pyetur për statusin e saj, ajo ka thënë se është single momentalisht.

(Kosova Sot Online)