Elton John: Michael Jackson ishte i sëmurë

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 17:26
Elton John: Michael Jackson ishte i sëmurë

Këngëtari i njohur Elton John ka habitur me deklaratën e tij për Michael Jackson.

Në autobiografinë e titulluar, “Me”, Elton ka deklaruar se Michael ishte i sëmurë psiqik dhe një njeri të cilin nuk do doje ta kishe rrotull. Gjithashtu ai ka  kujtuar dhe  momentet kur është njohur me të në moshën 13-vjeçare.“Si fëmijë ishte i adhurueshëm.

Por gjithçka ndryshoi në vitet në vazhdim Jackson nisi të distancohej nga “bota që e rrethonte”.Nje Zot e di çfarë i kalonte në mendje kur merrte ato ilaçe, por sa herë e kam takuar në vitet e fundit, thosha me vete: I shkreti, i ka ikur mendja fare”, shkruan këngëtari në libër.

(Kosova Sot Online)