Emily trondit me rrëfimin e saj: Prindërit më kanë dashur vetëm sepse isha e bukur

  • E.K /
  • 29 November 2021 - 09:46
Emily trondit me rrëfimin e saj: Prindërit më kanë dashur vetëm sepse isha e bukur

Modelja Emily Ratajkovski ka tronditur publikun me rrëfimet e saj të sinqerta nga libri “Trupi im” muajin e fundit.

Ajo fillimisht zbuloi se këngëtari i njohur Robin e ka prekur në incizimin e videoklipit të këngës së tij “Blurred Lines”, ndërsa tani ka folur edhe për kastin ku shkoi si gjimnaziste.

Ajo tregoi se një agjent i komentoi fotot në një mënyrë shumë të sikletshme.

Emily i ka hyrë botës së modelingut shumë herët, vetëm në moshën 12-vjeçare dhe shpeshherë në castings dhe sfilata i kanë thënë se është “shumë seksi”.

Pikërisht për gjithçka ka përjetuar në fëmijëri, por më së shumti për shkak të atyre komenteve, ajo u lodh herët me titullin “seks simbol”. 

Publiku tashmë është i tronditur nga deklarata se edhe prindërit e saj kanë dashur të përfitojnë nga pamja e saj e bukur dhe të fitojnë para në këtë mënyrë.

“Kurrë nuk jam lutur shumë, por mbaj mend që si vajzë e re i jam lutur Zotit që të më japë bukuri. Bukuria ishte një mënyrë për të qenë e veçantë. Kur isha e veçantë, ndjeja më shumë dashurinë prindërore. “Ishte e rëndësishme për të dy dhe veçanërisht për mamanë time që të gjithë ta shihnin të bukur vajzën e saj”, ka pranuar sinqerisht ajo.

Nëna e saj shpesh theksonte me krenari bukurinë e vajzës së saj, domethënë Emily. 

(Kosova Sot Online)