Klea Huta rrëfen si u bë xheloze për Oriola Marashin kur e pa tek studioja e Elgitit

  • E.K /
  • 03 dhjetor 2021 - 11:22
Klea Huta rrëfen si u bë xheloze për Oriola Marashin kur e pa tek studioja e Elgitit

Klea Huta ka treguar se si një herë, Elgiti kishte lënë takim pune në orët e vona të mbrëmjes me Noizyn, por ai nuk kishte ardhur vetëm, po bashkë me Oriola Marashin.

“Ka qenë një rast. Unë le Elgitin para studios. Zbret Elgiti. Në të majtën time, në 11 e gjys të natës, shoh dy burra dhe një super femër. Shoh vetëm një siluetë. I thash Elgitit me kë e kë lënë me regjistru sonte në darkë. Më tha me Noziyn. Vetëm kur shoh vajzën te dera e studios. I thash me Noizyn e ke regjistrimin. O shpirt se kam idenë kush është, më tha. I thash shko regjistro mbaro punë, sepse nuk i ndërhyj kurrë në punën e tij”, ka thënë Klea në një intervistë në emisionin “Roped ëith Olsi”.

Fillimisht, Klea, ka refuzuar ta zbulojë emrin, por pas përpjekjeve të shumta të Olsit, ajo përfundimisht u përgjigj duke e thënë emrin e modeles.

“Ah moj Oriola Marashi ç’më bërë”, ka thënë Huta.

(Kosova Sot Online)