Rita Ora: Ndonjëherë është e vështirë t’u shpjegosh jo-refugjatëve se si është të jesh refugjate

  • A.P /
  • 17 December 2021 - 14:48
Rita Ora: Ndonjëherë është e vështirë t’u shpjegosh jo-refugjatëve se si është të jesh refugjate

Këngëtarja Rita Ora,  ka folur së fundmi për jetën e saj personale.

Nv një intervistë të fundit për The Independent”, Rita rrëfeu se pavarësisht se është rritur mes talljeve për faktin se ka qenë një refugjate në Londër kjo e ka bërë edhe më të vetëdijshme për respektin që duhet pasur ndaj njerëzve.“Ndonjëherë është e vështirë t’u shpjegosh jo-refugjatëve se si është të jesh refugjate, sepse nuk bëhet fjalë për një zgjedhje me dëshirë.

Nuk bëhet fjalë për të ndjerë keqardhje për ne. Bëhet fjalë më shumë për një votë mundësie. Nuk e di nëse do të isha këtu në këtë shtëpi ëndrrash nëse nuk do të ishte zhvendosja ime në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe ku do të isha nëse nuk do të më ishte dhënë kjo mundësi”, u shpreh këngëtarja.

(Kosova Sot Online)