Leonora vjen e “amel” në fotot e fundit

  • E.K /
  • 24 December 2021 - 10:26
Leonora vjen e “amel” në fotot e fundit

Këngëtarja Leonora Jakupi ka vazhduar aktivitetin e saj në rrjetet sociale.

Leonora para disa dite ka lansuar EP-in e saj të ri, një pesë këngësh të cilat janë punuar me tekst të Aida Barakut dhe për producentë muzikorë kanë Armend Rexhepagiqin.

Shumica e këngëve janë bërë hite nëpër youtube dhe rrjete sociale.

Por, pas kësaj Leonora nuk e ka ndal aktivitetin e saj në Instagram ku sot ka lansuar një fotosesion në profil në këtë rrjet sociale.

“amel”, ka qenë përshkrimi i këtyre fotove e që duket korrespondojnë me njërën nga këngët në albumin e saj të fundit. 

(Kosova Sot Online)