Demi Lovato përfundon procesin e rehabilitimit

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 18:02
Demi Lovato përfundon procesin e rehabilitimit

Ylli i popit thuhet se është kthyer në shtëpi dhe ‘është mirë’ pasi u largua nga qendra e trajtimit dhe rehabilitimit në “Utah”.

Demi Lovato thuhet se përfundoi një raund tjetër trajtimi në një qendër rehabilitimi pas mbidozës së saj të tmerrshme në vitin 2018.

Ylli i popit 29-vjeçar është kthyer në shtëpi pasi u largua nga Qendra e “Utah”-s dhe është në gjendje të mirë.

Lajmi vjen pas njoftimit të këngëtares së “Skyscraper” se ajo nuk është më esëll, që nga publikimi i këngës “California sober”, që i referohet tërheqjës nga konsumimi i drogës përveç marihuanës dhe alkoolit.

“Unë nuk i mbështes më mënyrat e mia për të qëndruar esëll,” ndau Demi në një story në llogarinë e saj në “Instagram” në dhjetor. “Esëll plotësisht është e vetmja mënyrë se si mund të heq dorë.”

Në prill, Demi foli për betejën e saj me abuzimin me substancat dhe se pse ajo mendonte se “California Sober” do të funksiononte.

“Ky term është diçka me të cilën unë personalisht u identifikova në këtë udhëtim për të gjetur një terren të mesëm,” zbuloi Demi në “The Ellen DeGeneres Show”. “Kam përballur kaq shumë luftë kur bëhet fjalë për varësinë – qoftë ushqim, qoftë substanca – dhe kam kuptuar që në këtë situatë, gjërat nuk funksionojnë me rrugë të mesme.” Shtoi ajo, “Kur unë nuk e zbatoj këtë gjë me çrregullimin e të ngrënit, si mund ta realizoj kundrejt varësisë time ndaj substancave?”

Image

(Kosova Sot Online)