Gresa Behluli publikon foton e parë të Diellit

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 16:10
Gresa Behluli publikon foton e parë të Diellit

Dy muaj më parë, këngëtarja e njohur Gresa Behluli u bë nënë për herë të parë.

Ardhja në jetë e djalit, Diellit, ia dha këtë epitet që i ka ndryshuar tërësisht jetën.

Mbi këta dy muaj, ajo ka reflektuar në një postim në Instagram ku për herë të parë ndan edhe portretin e Diellit bukurosh.

“Ky vit si asnjëherë tjetër më gjen me shumë netë pa gjumë, me shumë lodhje, me disa kilogramë më shumë. Me shumë sfida e pikëpyetje si nënë e re por si asnjëherë tjetër me zemër dhe prehër plot. Më gjen me një përgjigje për të gjitha pyetjet e mia: Dielli. Sa më e bukur është jeta që dy muaj me Diellin” – është shprehur ajo.

Image

(Kosova Sot Online)