Pas fitores në Festivalin e RTSH-së, Ronela Hajati paralajmëron bashkëpunimin e ri muzikor

  • A.P /
  • 11 January 2022 - 20:48
Pas fitores në Festivalin e RTSH-së, Ronela Hajati paralajmëron bashkëpunimin e ri muzikor

Me fillimin e vitit 2022 artistët vendor tashmë kanë nis punën për projekte të reja muzikore.

Prej vitesh bashkëpunimet mes këngëtareve janë bërë trend dhe një i tillë pritet të vijë së shpejti edhe nga këngëtarja, Ronela Hajati dhe reperi, MatoLale.

Pas fitores në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH, këngëtarja tashmë është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor e që pritet të vizuelizohet edhe me klip.

Kështu kanë njoftuar përmes një InstaStory vet artistët, teksa nuk kanë dhënë shumë detaje lidhur me projektin.

(Kosova Sot Online)