Enca në lidhje dashurie?

  • E.K /
  • 25 janar 2022 - 12:24
Enca në lidhje dashurie?

Të gjithë njohim Encën si gruan që po jeton ëndërrën e saj dhe ditët më të mira të jetës.

Ajo ndan shumë pak nga jeta personale dhe të thuhet që interesimi është i madh për jetën e saj personale nga publiku është një nënvlerësim.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një sesion pyetjesh përgjigjesh në llogarinë e saj në Instagram duke komunikuar me fansat e saj.

Njëri nga postimet madje nxiti edhe thashethemet se ajo në të vërtetë është në lidhje dashurie.

Nga shumë pyetje që ajo pranoi në inboxin e saj ishte edhe “A ke një të dashur?”

Këngëtarja iu përgjigj duke shkruar, “Ndoshta po, ndoshta jo”, duke ndarë edhe një fotografi teksa mban duart me një burrë misterioz.

(Kosova Sot Online)