Jennifer Lopez i thotë të gjitha për Rolling Stone!

  • G.G /
  • 09 February 2022 - 11:01
Jennifer Lopez i thotë të gjitha për Rolling Stone!

Jennifer Lopez është artistja e përzgjedhur për t’u shfaqur në muajin mars, në kopertinën e revistës “Rolling Stone”.

Kopertina e shfaq Lopez, duke thënë se “thyen të gjitha rregullat për të arritur në krye”.

Po ashtu, ajo ka deklaruar se ndonjëherë ndihet e dobët dhe nuk është e privilegjuar nga Hollywood.

“Unë jam e dobët. Gjithmonë ndihem sikur po fshihem nga fundi. Gjithmonë. Kjo është pjesë e të qenit Puerto Rico dhe njëkohësisht nga Bronx”, tha ajo.

Por, JLo, nuk ka preferuar të flasë shumë rreth rindezjes së romancës me Ben Affleck.

“Po përpiqem të mos them shumë. Por, jam vërtet e lumtur”, tha ajo për revistën.

E ngacmuar nga gazetari ajo tha mw tej: “nuk do të flas shumë për këtë. Jemi rritur të dy. Ne jemi të njëjtë dhe të ndryshëm. Dhe kjo është ajo që është e bukur. Të kesh një shans të dytë për dashurinë e vërtetë. Siç thashë, mësuam shumë. Ne e dimë se çfarë është e vërtetë, çfarë nuk është e vërtetë. Pra, loja ka ndryshuar. Përsëri, po përpiqem të mos them shumë”, ka thënë Lopez.

Mes tjerash, Lopez gjithashtu shpenzoi kohë për ta falënderuar nënën e saj për suksesin që e gëzon tani.

“Mamaja ime ishte personi që më futi në muzikalë dhe më prezantoi me të gjitha llojet e muzikës. Unë jam një argëtuese për shkak të nënës sime. Por unë jam gjithashtu në gjendje t’i mbijetoj gjërave që kam kaluar në këtë biznes, sepse nëna ime ishte e ashpër. Nuk mendoj se ajo mund ta kuptonte se për çfarë po më përgatiste, por e bëri”, shtoi artistja.

(Kosova Sot Online)