Me bikini në plazhet e Miamit, Dua Lipa mahnit me format e saj

  • G.G /
  • 12 February 2022 - 11:06
Me bikini në plazhet e Miamit, Dua Lipa mahnit me format e saj

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka mahnitur me format e saj, teksa pushonte në një plazh në Miami.

Vetëm 24 orë pasi nisi turneun e saj botëror, Dua Lipa kaloi një ditë çldhëse nën shoqërinë e shoqes së saj .

Këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi fizikun e saj të zhdërvjellët teksa mbante veshur bikini me tela në ngjyrë portokalli dhe të verdhë, ndërsa ishte shtrirë në një shezlong pranë plazhit piktoresk të Miami.

Duke zbuluar edhe tatuazhet e saj të shumta, 26 vjeçarja, u fotografua ndërsa mbante në dorë dhe një kopje të romanit më të shitur të autorit Khaled Hosseini, “Një mijë diej të shkëlqyer”.

Qëndrimi i saj në Miami nuk do të jetë i gjatë, pasi ylli i popit do të zhvendoset në Atalanta për turneun botëror të albumit “Future Nostalgia”. Shfaqja e saj e parë për turne u zhvillua në FTX Arena të Miami të mërkurën në mbrëmje.

Dua fillimisht njoftoi turneun e saj për albumin “Future Nostalgia” në dhjetor 2019, por ai u shty disa herë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Së fundmi, Dua Lipa ka arritur të triumfojë në çmimet e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, British Awards 2022. Ajo u shpall fituese për një nga dy çmimet për të cilat konkurronte duke lënë pas emrat e suksesshëm si Ed Sheeran, Adele, Griff dhe Joy Crookes.

(Kosova Sot Online)