Vesa Luma na tregon pranverën e paqtë në fund të botës

  • G.G /
  • 01 March 2022 - 13:19
Vesa Luma na tregon pranverën e paqtë në fund të botës

Teksa në njërën anë të botës po zhvillohet lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Vesa Luma na solli një copëz parajse në Instagramin e saj.

Këngëtarja publikoi një video të natyrës në Zelandën e Re, aty ku jeton me Big Bastën dhe djalin e tyre, Lian.

“Bota është kaq e qetë këtu”, ka shkruar ajo krah videos ku duket gjelbërimi i madh, zogjtë që cicërojnë e çdo zhurmë tjetër e mundshme e natyrës.

Pamja e videos është tejet relaksuese dhe ka sjellë dhe njëherë vëmendjen se si duhet të jetë çdo vend në vitin 2022, mes ngjyrash që i ofron natyra dhe s’mund t’i prekë askush.

(Kosova Sot Online)