‘Me çfarë bëhet goli?’/ I shkriu të gjithë, përgjigjia e Beniadës është epike!

  • E.K /
  • 02 March 2022 - 08:37
‘Me çfarë bëhet goli?’/ I shkriu të gjithë, përgjigjia e Beniadës është epike!

Këtë të hënë Beniada është bërë pjesë e procesit sportiv.

Ish-banorja e mori ofertën për t’u bërë pjesë e emisionit në një mbrëmje Prime të “Big Brother Vip”.

Një komentues e pyeti se me çfarë bëhet goli: me këmbë apo dorë, Beniada tha me gjoks, duke nënkuptuar zemrën.
Me batutat e saj Beniada ka marrë gjithë dashurinë e publikut, ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe as këtë herë.

Në “Big Brother Vip” ajo riktheu këngën “Parfumi” nga Sinan Hoxha në qendër të vëmendjes pas 20 vitesh vetëm nga mënyra karakteristike e të kënduarit.
Ndërkohë Poni i dedikoi një këngë, frymëzuar nga natyra e ëmbël e modeles.

(Kosova Sot Online)