Vedati i 'Stupcave' nervoz me rritjen e çmimeve

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 19:51
Vedati i 'Stupcave' nervoz me rritjen e çmimeve

Një litër vaj u shit sot në Kosovë me çmim 3.49 euro, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Përmes llogarisë së tij sociale në Instagram, aktori Vedat Bajrami ka shkruar me ironi: Pak nervoz me rritjen e çmimeve.

Brenda dy ditësh në Kosovë, çmimi i një litri vaj pësoi rritje astronomike. Nga 1.60 euro, sa u shit pardje një litër vaj, ai sot kushtoi 3.49 euro.

Kjo nxiti reagime të shumta në vend teksa të shqetësuar ishin edhe qeveritarët.


Kryeministri Kurti tha se sot çmimi i një litri vaj në Kosovë ka qenë më i larti në botë.

Image

(Kosova Sot Online)