Të ndarë apo bashkë, cila është e vërteta e Bleros me Afronën

  • G.G /
  • 31 March 2022 - 10:13
Të ndarë apo bashkë, cila është e vërteta e Bleros me Afronën

Këngëtari Blero dhe modelja Afrona Dika ishin martuar me një ceremoni ekskluzive në Shën Gjin

Blero dhe Afrona Dika mund të jenë të martuar, por që kjo nuk reflektohet me fotot e tyre nëpër rrjetet sociale.

Derisa Blero ka postuar fotografinë e fundit me Afronën para më shumë se shtatë javëve. Edhe kjo foto është një foto që është bërë më parë dhe nuk është foto që është bërë kohëve të fundit.

Në anën tjetër në profilin e Afronës, foto e saj e fundit me Bleron është ajo e bërë para 30 javëve. Afron këtë foto e ka shoqëruar me thënien “Luani im”, por që edhe kjo foto, sipas asaj që është shkruar lart, daton shumë më përpara.

Më parë çifti kishte thënë se pandemia kishte bërë që ata të jetojnë për një kohë të gjatë, për shkak të rregullave strikte të Covid.                

Mirëpo, teksa Blero është i angazhuar me muzikë dhe lanson këngë herë pas here, Afrona vazhdon ta luajë rolin e influencierës së udhëtime, duke pozuar vende luksoze që ia vlen të vizitohen.

Kjo ka bërë që disa media në Kosovë të fillojnë thashethemet që çifti mund t’i këtë dhënë fund lidhjes së tyre.

Blero deri me tani ka një martesë të dështuar, atë me aktoren Teuta Krasniqi me të cilën ka edhe një vajzë, Taran.

Teuta, në anën tjetër duket se ka një martesë stabile me Adonis Morina, me të cilin po ashtu ka një vajzë. 

(Kosova Sot Online)