Bruno i ‘Përputhen’ bën aksident, kjo është gjendja e ish-konkurrentit

  • G.G /
  • 20 April 2022 - 11:17
Bruno i ‘Përputhen’ bën aksident, kjo është gjendja e ish-konkurrentit

Ish-konkurrenti i Për’puthen, Bruno Shemsho ka bërë aksident këtë mëngjes. Në një lidhje për “Shqipëria live” tha se i ka shpëtuar për mrekulli aksidentit.

“Isha duke përdorur telefonin, e pranoj. Ishte mëngjes herët. Rëndësi ka që jemi mirë, as ata që ishin në makinën tjetër nuk u lënduan. Nuk më hoqën patentën, shpëtova me një gjobë të vogël”.

Më tej, ai foli për marrëdhënien me Anën dhe zbuloi se sot bëhet një muaj që nga dita kur dolën çift nga “Për’puthen”. “Jemi shumë mirë” tha 26-vjeçari duke shtuar se janë të lumtur së bashku.

(Kosova Sot Online)