Ylli Limani tregon si e mendon femrën ideale

  • E.K /
  • 09 May 2022 - 10:33
Ylli Limani tregon si e mendon femrën ideale

Si rrallëherë, Ylli Limani ka zbuluar pak nga jeta e tij sentimentale, duke rrëfyer karakteristikat e vajzës që mendon se do të ishte idealja për të.

Femrën ideale në krah të tij, artisti e mendon me karakter të fortë dhe që do të arrijë ta përballojë famën e tij.

“Vajza nuk është një trofe siç e konsiderojnë disa njerëz në industri… Por, udhëtoj nëpër zemra, me dijeni nuk kam lënduar shumë asnjë deri tani, jam shumë kurioz se si do të ndihem nëpër koncerte se e mendoj ndonjëherë (kur të gjej vajzën që dua), por kam me e dit që edhe ajo do e paguajë atë faturën e vet, se po vjen në një tokë pak problematike.

E di që do të gjejë dikë me karakter të fortë”, ka thënë Ylli në A Live Night në Top Channel.

Ai tregoi edhe disa prej momenteve ku e ndjen që duhet të jetë vetëm për të menduar më kthjellët për këngën e re.

“Mund të ndihem i vetmuar kur hy në atë kontinent që askush nuk e kupton, eshtë një kontinent toksik që nuk rri shumë gjatë, por vetmia vjen si pasojë e punës, se je gjithë kohën në mendime për këngën e re, tekstin e ri, veshjen e re dhe fillon me i zgjidh disa probleme, nuk e bëj shumë shpesh, dy deri tre ditë jam diku vet, gjëja më e vështirë është kjo që po bëj sot, por sapo del unë do ta shoh veten dhe them ‘uu’”, është shprehur këngëtari.

(Kosova Sot Online)