Dua Lipa uron motrën për ditëlindjen e 21-të: Të dua, drita e jetës time

  • G.G /
  • 14 May 2022 - 12:49
Dua Lipa uron motrën për ditëlindjen e 21-të: Të dua, drita e jetës time

Ditën e sotme (e shtunë) feston ditëlindjen motra e Dua Lipës, modelja Rina Lipa.

Kjo e fundit kremton përvjetorin e 21-të të lindjes, ndërkohë që nuk kanë munguar urimet e veçanta nga miqtë e familjarët.

Një të tillë ia ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila në një postim ka përzgjedhur disa imazhe të tyre të përbashkëta.

“Urime ditëlindjen për dritën e jetës time, motrën time Rina Lipa. Të dua të dua të dua 21”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë përkrah fotografive.

Në hapësirën për komente kanë vërshuar urimet për Rinën, e cila prej disa vitesh është bërë pjesë e tregut ndërkombëtar me paraqitjen nëpër pasarela të ndryshme.

Rina gjithashtu në vitin që lamë pas u raportua se është bërë imazh i fushatës reklamuese të pijes “Coca-Cola”.

E njëjta në vitin 2019 duhet theksuar se iu bashkua kompanisë së modës “Nasty Gal”.

Përveç Rinës, Dua ka edhe një vëlla më të vogël të quajtur Gjin. 

(Kosova Sot Online)