Eca provokon rëndë nga Dubai me dekolte të hapur

  • E.K /
  • 28 May 2022 - 17:30
Eca provokon rëndë nga Dubai me dekolte të hapur

Vazhdojnë paraqitjet provokuese të Encës me dekolte të hapur.

Si një banore rezidente e Dubait, Enca Haxhia po vazhdon të marrë vëmendje me postimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me mbi dy milionë ndjekës në Instagram, ajo vjen thuajse çdo ditë me imazhe e video të reja.

Në këto të fundit po ashtu rrëmbeu gjithë vëmendjen me një kostum elegant me dekolte të hapur.

Ky ka bërë që të komentohet në masë të madhe e gjithashtu të marrë komplimente të shumta.

“Miss Pavarësia”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre imazheve në të cilat ‘shpërthyen’ pëlqimet.

E njëjta këtë periudhë po shijon në masë të madhe jetën, larg aktiviteteve të zakonshme në muzikë.

26-vjeçarja prej kohësh ka bërë edhe një pushim nga mbrëmjet e koncertet.

(Kosova Sot Online)