'Kur ditën e fundit e pata, unë luftova'! Kënga e Luana Vjollcës mesazh force për çdo vajzë e grua

  • E.K /
  • 03 June 2022 - 08:37
'Kur ditën e fundit e pata, unë luftova'! Kënga e Luana Vjollcës mesazh force për çdo vajzë e grua

Pas publikimit të episodit të tretë të “Thuaje”, Luana Vjollca ka lançuar edhe këngën e radhës bashkëshoqëruese të këtij rrëfimi, të titulluar “Isha”.

Një këngë jo vetëm e arrirë artistikisht, por e kuruar në çdo detaj dhe me mesazhe të forta dhe prekëse.
“Isha” është kënga që në thelb pasqyron “luftën” e përditshme ndaj fenomeneve të tilla si dhuna, bullizmi, paragjykimi dhe nënvlerësimi i grave dhe vajzave në shoqëri.

Përmes vargjeve të këngës, ajo bën thirrje për vetëbesim, kurajo dhe respekt ndaj përpjekjeve të gjithësecilit për t’ja dalë mbanë.

“Kur ditën e fundit e pata, unë luftova! Edhe një lek kur s’e pata, nuk ta kërkova! Edhe kur si guralecat nën këpuca mbarova, kur më the “E vdekur je”, unë Jetova!”-vijojnë vargjet e këngës.

(Kosova Sot Online)