Zbardhet dëshmia e parë e Noizy-t

  • A.P /
  • 08 June 2022 - 14:35
Zbardhet dëshmia e parë e Noizy-t

Zbardhet dëshmia e parë e reperit Noizy dhënë para oficerëve të policisë, menjëherë pas shpërthimit me trotil në lokalin e tij në Durrës.

Noizy është marrë në pyetje rreth orës 04:30, ku policët e kanë pyetur se me kë ka probleme.

Lexo edhe: Zbret nga furgoni i policisë i veshur sportiv, del momenti i shoqërimit të “Cllevio-n”pas sherrit me Noizyn

Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr dy dite me parë, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.

Lexo edhe: Një ditë më parë u zu me Noizyn, policia arreston “Cllevio-n” pasi theu masën e sigurisë

Durrës/Informacion paraprak:

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

(Kosova Sot Online)