Robert Berisha surprizon me veprimin e fundit për të dashurën e tij

  • G.G /
  • 11 June 2022 - 10:27
Robert Berisha surprizon me veprimin e fundit për të dashurën e tij

Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci janë çifti më i ri i showbizit shqiptar.

Para pak javësh këngëtari Robert Berisha zbuloi se po përjeton një lidhje të re dashurie me Lauretën dhe kjo e fundit publikoi edhe foton e parëkrah të dashurit të saj në rrjetet sociale.

Së fundmi edhe Robert Berisha ka surprizuar ndjekësit duke postuar një foto të Lauretës, shoqëruar me një zemër.

Çifti më i ri i shoëbizit shqiptar, Robert Berisha dhe modelja Laureta Maqedonci po e jetojnë fare lirshëm dashurinë e tyre, duke mos iu fshehur syrit të kureshtarëve.

Që pas bërjes publike të lidhjes së tij të re në emisionin “Pardon My French”, dyshja shfaqen kudo nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin. Lidhja e Robertit vjen pas 4 vitesh nga ndarja me këngëtaren Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee.

(Kosova Sot Online)