Beniada sapo konfirmoi lidhjen

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 14:46
Beniada sapo konfirmoi lidhjen

Prej javësh po përflitet për një lidhje dashurie mes Megi Pojanit dhe Endri Çekiçi.

Megjithëse dyshja nuk e kanë konfirmuar në asnjë moment romancën e tyre, dyshimet u forcuan akoma më shumë së fundmi kur u paraqitën nga i njëjti vend në pushime dhe u përfol se ndodhen së bashku në Afrikë.

Mirëpo, së fundmi, një koment që ka bërë Beniada Nishani, e cila është gjithashtu anëtare jurie në “He/She’s on Top”, me Megi Pojanin, ka nxjerrë zbuluar këtë të fundit. Gjatë emisionit ku Beniada është moderatore, u diskutuan edhe lajmet se Megi dhe Endri janë bashkë.

Kur u pyet nga Edi Manushi nëse ka folur me Megin në lidhje me këto lajme, Beniada tha fillimisht “jo”, por më pas vijoi duke shtuar se ajo dhe futbollisti janë “çifti shumë i bukur.” Kur e kuptoi se sapo konfirmoi lidhjen, Beniada shtoi me humor se “do më rrahë Megi”.

Pjesa nga biseda:

Edi Manushi: Ke folur me Megin për këtë histori?

Benaida: Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë por që çifti i bukur.

Edi Manushi: Pra qenkan çift e tha Beniada Nishani!

Benaida: Obobo do na rrafi Megi do na kapi për flokësh.

(Kosova Sot Online)