Dalin fotot e të dashurës së Bojken Lakos

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 15:39
Dalin fotot e të dashurës së Bojken Lakos

Kantautori i njohur Bojken Lako duket se po shijon i lumtur lidhjen e tij të re. Pak kohë më parë ai postoi në rrjetin social “Instagram” vetëm dorën e partneres së tij.

Ndërkohë që mbrëmë ka siguruar fotografi të dyshes, ku Boikeni shihet krah biondes simpatike.

Çifti ishte shumë i kujdesshëm për të mos e shfaqur dashurinë në publik, por herë pas here dukeshin edhe shumë të dashuruar.

Bojken Lako ka qenë gjithnjë shumë i rezervuar sa i takon jetës private dhe s’ka qenë kurrë personazhi i lajmeve rozë, madje edhe lidhjen mbi 10 vjeçare me ish-partneren e tij, Semi Jaupaj e ka mbajtur gjithnjë larg mediave.

Image

(Kosova Sot Online)