Dafinës “ia përqeshin buzët”

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 20:20
Dafinës “ia përqeshin buzët”

Dafina Zeqirit i kanë mbaruar nervat dhe ka pasur fjalë të ashpra për disa fansa të saj

Gjatë ditës së djeshme ajo kishte postuar disa foto pa grim por që në pah dukeshin buzët e saj të fryra, më shumë së zakonisht.

E kjo ka bërë që fansat e saj të vinë me komente të ndryshme, kryesisht kritikuese për të.

“Gjatë ditës së djeshme përdora një filtër që i bënte buzët e mija të duken shumë më të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizuese”, ka shkruar Dafina.

Në fund ajo ka pasur një porosi për këto vajza.

“Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks apo mbushës, ejani të flisni me mua”, tha ajo në një postim në InstaStory. 

Image

(Kosova Sot Online)