Beatrix gati për këngën e re

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 14:40
Beatrix gati për këngën e re

Beatrix Ramosaj do të bashkojë forcat me tezen e saj, Albërie Hadërgjonaj duke sjellë kështu bashkëpunimin e tyre të parë.

Kë fakt e la të nënkuptohej Albëria me një fotografi që postoi në InstaStory, ku ishte në një studio muzikore, teksa ka etiketuar Beatrixën.

“Vjen shumë shpejt”, shkroi Albëria në mbishkrimin e fotografisë, e cila më vonë u ripostua edhe nga Trixa. Të dyja këngëtaret i pamë për herë të parë në një duet së bashku në kohën kur Albëria i bëri mbesës së saj një surprizë në Big Brother. Të dyja kënduan një nga hitet e padiskutueshme të karrierës së Albërie Hadërgjonajt, “Asnjëherë”.

Image

(Kosova Sot Online)