Bora Zemani ‘kapet’ mat

  • A.P /
  • 15 September 2022 - 19:24
Bora Zemani ‘kapet’ mat

Pak ditë më parë Semi Jaupaj ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram nga festivali “Sunny Hill”.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur.

Por në foto ajo shfaqet së bashku me Bora Zemanin dhe Donald Veshaj të përqafuar.

Po, po ashtu siç e dëgjuat.

Në fakt që historia e tyre e dashurisë kishte rinisur pas “Big Brother VIP” është përfolur disa herë, por me atë foto Semi ndoshta e ka konfirmuar përfundimisht këtë ribashkim.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar vetë këtë gjë.

Së fundmi ka dalë një tjetër detaj që po ashtu konfirmon rikthimin e tyre.

Më herët, Bora e kishte hequr Donaldin nga rrjetet sociale, e mesa duket tani ajo i ka bërë sërish “follow” në Instagram, dhe po ashtu edhe Donaldi.

Mirëpo, duket se çifti tanimë nuk kanë problem ta pranojnë se janë rikthyer me njëri-tjetrin pasi vetëm pak minuta më parë, prezantuesja ndau një video në rrjete sociale ku teksa ndodhet në makinë këndon këngën popullore dedikuar Vlorës (Donaldi është nga Vlora siç dihet tanimë).

Image
Image

(Kosova Sot Online)