Çfarë ka për të thënë ish e dashura e Don Xhonit për puthjen midis tij dhe Erës?

  • E.k /
  • 18 October 2022 - 11:09
Çfarë ka për të thënë ish e dashura e Don Xhonit për puthjen midis tij dhe Erës?

Teksa rrjeti po zien për një romancë të mundshme midis Xhonatan Isufit, i njohur si Don Xhoni dhe Era Istrefit, ka ardhur një reagim edhe nga ish e dashura e reperit, Ariana Lirey.

Kjo e fundit ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku nuk ka munguar interesimi rreth puthjes së shumë përfolur midis Don Xhonit dhe Erës.

“Çfarë mendimi ke për videot e Don Xhonit dhe Erës,”- e pyet një ndjekës Arianën.

Kjo e fundit nuk ka hezituar t’i përgjigjet duke u shprehur:

“Ai është ish-i im dhe mund të bëje çfarë të doje.”

Këtë përgjigje të saj Lirey e ka shoqëruar me një foto ku duke së bashku me reperin.

Disa ditë më parë, Era dhe Don Xhoni ishin në koncert së bashku dhe teksa po performonin këngën e tyre në skenë, në një moment Don Xhoni i afrohet këngëtares në dukje për t’i dhënë një puthje.

Megjithëse është e paqartë nëse Era dhe Don Xhoni kanë shkëmbyer një puthje në buzë, fansat duken mjaft të emocionuar nga ideja se artistët mund të jenë çifti më i ri i showbizit. Ende nuk ka asnjë reagim nga dyshja, dhe mbetet për t’u parë nëse mes Era Istrefit dhe Don Xhonit po nis diçka.

Kujtojmë se Don Xhoni i dha fund lidhjes me modelen ruse Ariana Lirey, duke bërë bujë të madhe. Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”.

(Kosova Sot Online)