Yllka merr 22 trëndafila

  • A.P /
  • 28 October 2022 - 17:01
Yllka merr 22 trëndafila

28 tetori është një ditë speciale për Yllka Kuqi dhe bashkëshortin e saj Astrit Pallaska.

Çifti ditën e sotme festojnë 22 vjetorin e lidhjes së tyre.

Përmes rrjeteve sociale këngëtarja e njohur nga Gjakova ka zbuluar dhuratën e ëmbël që mori mëngjesin e sotëm.

Ajo ka pranuar 22 trëndafila të kuq pikërisht pasi mbushën 22 vite bashkë.

”22 trëndafila për 22 vite bashkë”, ka shkruar artistja duke e treguar buqetën.

Image

(Kosova Sot Online)