Rita Ora lanson markën e veshjeve sportive

  • A.P /
  • 28 October 2022 - 19:31
Rita Ora lanson markën e veshjeve sportive

Ajo shpesh ndan regjimet e saj rraskapitëse në palestër me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Dhe tani, Rita Ora ka shkuar një hap më tej dhe ka lansuar gamën e saj të veshjeve sportive.

Këngëtarja, 31 vjeçe, ishte reklama e saj më e mirë për koleksionin, pasi ajo shfaqi figurën e saj fenomenale në një përzgjedhje të artikujve shumëngjyrëshe.

Krijuesja e hitit “Girls” pozoi me sytjena sportive dhe dollakë të përshtatshme teksa dukej në formë mahnitëse duke vënë në pah tatuazhet në trup.

Rita, e cila së fundmi u shpall si prezantuesja e MTV EMA të këtij viti, la flokët e saj bionde kaçurrela në një stil natyral të lirshëm.

Më vonë ajo kishte veshur një palë veshjesh me ngjyrë jeshile e shoqëruar me një bluzë sportive të bardhë dhe të shkurtër.

Image

(Kosova Sot Online)