A është Dafina Zeqiri xheloze!

  • A.P /
  • 30 October 2022 - 12:46
A është Dafina Zeqiri xheloze!

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë padyshim një prej çifteve më të dashur të showbiz-it shqiptar.

Uljet e ngritjet në marrëdhënien e tyre i kanë përjetuar edhe fansat, që u gëzuan pamasë kur dyshja u bashkua sërish.

Tashmë, Dafi dhe Geek janë të pandarë: Qëndrojnë bashkë, punojnë bashkë dhe mbështesin për gjithçka njëri-tjetrin.

Së fundmi Dafina Zeqiri na ka treguar edhe një ‘detaj’ për marrëdhënien e tyre përmes një postimi në Instastory. Këngëtarja ka ndarë një video në profilin e saj, ku shkruhet: “Si mendoj un se duhet t’i takojnë meshkujt femrat e tjera”.

 

Epo me sa duket edhe Dafina Zeqiri qenka pak xheloze kur vjen puna te partneri i saj Dj Geek.

Dafina Zeqiri prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me DJ Geek, i cili po ashtu është pjesë e grupit Moneyz. Dyshja e konfirmoi romancën e tyre në fillim të 2020-ës.

Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

Image

(Kosova Sot Online)