Dua Lipa shfaqet mahnitëse brenda një jahti

  • E.K /
  • 02 November 2022 - 12:34
Dua Lipa shfaqet mahnitëse brenda një jahti

Dua Lipa është shfaqur me një kordon ari dhe me një veshje më ndryshe teksa është parë duke u relaksuar në mes të turneut të saj “Future Nostalgia” ku koncerti i saj i radhës është në Zelandën e Re.

Ajo pati një shfaqje tepër të suksesshme në Mebourne të Australisë të dielën në mbrëmje, teksa biletat për këtë shfaqje u shitën shumë shpejt. E teksa turneu botëror i Duas po vazhdon, ajo është parë në Auckland të Zelandës së re ku pritet që ta mbajë koncertin e radhës nga turneu i saj “Future Nostalgia”.

Këngëtarja 27 vjeçare e ka vizituar ishullin Waiheke dhe ka shpërndarë disa fotografi të masës së vogël nga ky udhëtim teksa ka pushuar para koncertit të radhës.

Disa javë pasi Trevor Noah  dhe Dua ndezën thashethemet për romancë gjatë një darke intime në New York City. Dailymail.com zbuloi ekskluzivisht detaje mbi takimin e tyre në atë kohë, ku ylli i pop-it dhe drejtuesi i talk show-t u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar pas një vakti në Miss Lily’s, një restorant xhamajkan në East Village. 38 vjeç, u shpreh për të gjatë podcastit: “Ti ke qenë gjithmonë me të vërtetë e mrekullueshme dhe e këndshme”.

(Kosova Sot Online)