Rina Balaj hedh dyshimet e saj për ngjarjen tragjike

  • A.P /
  • 02 November 2022 - 14:54
Rina Balaj hedh dyshimet e saj për ngjarjen tragjike

Vrasja e Takeoff ka tronditur të gjithë adhuruesit e repit kudo nē botë, anëtari i grupit rap “Migos”, u qëllua për vdekje në Houston.

Reperi 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball, ishte në Teksas së bashku me dajën e tij dhe reperin Quavo për Halloween kur ndodhi ngjarja tragjike.

Lidhur me vrasjen e tij, reperja Rina Balaj ka hedhur dyshimet se kjo mund të jetë e planifikuar nga vetë kompania e tij.

“A nuk është e çuditshme që artistët vdesin dhe më pas publikojnë një album? Po flas kot, apo është e gjitha e planifikuar nga kompanitë e tyre të liga? U prehsh në paqe”- shkruan ajo në një postim në profilin e saj në rrjetin social Instagram.

Reperët dyshohet se po luanin me zare me një grup njerëzish të tjerë kur shpërtheu një përleshje dhe dikush hapi zjarr, duke qëlluar në Takeoff. Bëhet me dije se Quavo nuk ishte lënduar.

Hiti kryesor i Migos ishte “Versace” në 2013, një këngë më vonë me Drake. Treshja e repit vazhdoi të dominonte listat me bashkëpunëtorë të tjerë, duke përfshirë Katy Perry, Lil Uzi Vert, Nicki Minaj, Jay-Z, Beyonce dhe Cardi B.

Image

(Kosova Sot Online)