Roderika Ukelli simpatia e të gjithë fëmijëve të viteve 2000

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 18:07
Roderika Ukelli simpatia e të gjithë fëmijëve të viteve 2000

Roderika Ukelli e cila dikur ishte yll i muzikës për fëmijë, sot ka qenë e ftuar në emisionin Studio A, ku ka shpalosur detaje rreth jetës dhe planeve të saja, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ukelli u rikthye në retrospektivë duke kujtuar disa nga këngët e saja më të pëlqyera ndër vite, ku ajo padiskutim ishte simpatia e të gjithë fëmijëve.

 

Roderika ndër të tjera theksoi se tani e kupton ekzaktë influencën që ka pasur ajo me muzikën dhe stilin e saj te gjeneratat e atyre viteve.

"Është një pjesë e jetës time që nuk do ta harroj kurrë", tha ajo ndër të tjera.

Tutje, ajo nuk e la pa e përmendur hitin e saj "Diferenca" e cila ka pasur një mesazh kuptimplotë jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit.

Se a do t'i rikthehet Roderika Ukelli sërish muzikës mbetet për tu parë, pasi ajo aktualisht është e fokusuar në studime.

(Kosova Sot Online)