Fero në 'telashe' arrestohet sërish

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 15:23
Fero në 'telashe' arrestohet sërish

Reperi "problematik" Fero ka rënë  sërish në duart e Policisë së Kosovës, pas disa javësh në kërkim, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Feronit Shabani, është arrestuar mbrëmë në një nga pikat kufitare në Kosovë.

Informacionet i dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Është arrestuar mbrëmë, ka qenë në kërkim për rast një rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Arrestimi është bë në një nga pikat kufitare në Kosovë. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Image

(Kosova Sot Online)