A do të fejohen vërtetë Luizi dhe Kiara?

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 15:01
A do të fejohen vërtetë Luizi dhe Kiara?

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, janë dy personazhet më të përfolura në Big Brother Albania Vip, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


Luizi kishte menduar një surprizë të ëmbël për moderatoren pasi festonte ditëlindjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Luizi pasi ia këndoj live në këngë ia dhuron një trëndafil dhe i thotë nëse është gati për dhuratën.

Kiara: Çfarë është?


Luizi: Kur ulesh në gjunjë ça është?

Kiara: Unazë, qyqja jo. Mos e bëj. Unë e di se nuk ke gjë, po më provokon. Do më propozosh për martesë?

Luizi: Jo, kjo quhet fejesë

Kiara: Jo mor çun se nuk bëhen gjërat për 20 ditë.

Image

(Kosova Sot Online)