
Lexoni edhe:
Efi e vendosur: Olta Gixhari personazh negativ
Përballë “Kutisë së Pandorës” në “Big Brother Albania Vip”, Armaldo Kllogjeri ishte i pari për këtë edicion që u vendos, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Ai pranoi ta hapë pa u menduar fare dhe iu plotësua një dëshirë.
Efi e vendosur: Olta Gixhari personazh negativLexoni edhe:
Maestros iu dhanë dy bileta VIP për të parë një ndeshje të Kombëtares në “Kampionatin Europian 2023”, ndërsa si dënim Armaldo duhet të zgjidhte 4 banorë për do t’ju hequr të drejtën për të nominuar.
Maestro i mohoi të drejtën për të nominuar Valbonës, Nitës, Diolës dhe Bjordit, kjo pasi ai parashikoi se ata mund ta nomonomin.
Emri i këngëtares Valbona Mema u tha i pari nga Armaldo dhe me sa duket kjo nuk i pëlqeu aspak asaj. Që në Prime-in e mbrëmshëm nisi një debat mes Valbonës dhe Armaldos, i cili duket se vijoi edhe më pas. Gjatë Prime-it Valbona tha se është ‘sulmuar’ nga Armaldo që prej ditës së parë dhe se nuk e kuptonte arsyen e kësaj gjëje. Megjithatë si një prej arsyeve Valbona veçoi edhe “xhelozinë artistike.”
Në orët e vona të natës Valbona nuk është ndjerë mirë emocionalisht dhe ka vendosur të largohet nga shtëpia. Debati me Armaldon dhe mënyra se si mund të ketë reaguar djali i saj, me të cilin kërkoi të flasë, e ngarkuan shumë këngëtaren dhe ajo nisi të bënte gati valixhet për të dalë. Banorët janë mbledhur menjëherë ta qetësojnë, madje ajo u pajtua me Armaldon.
(Kosova Sot Online)